Skenderaj: Goditet nga vetura, vdes vajza 7-vjeçare

22:33 | 23 Gusht 2020
Arbresh Info

Një vajzë është goditur nga një veturë në një fshat të Skenderajt.

Rastin e ka konfirmuar  edhe Policia e Kosovës.

“Sipas informatave fillestare raportohet se rreth orës 19:00 një fëmijë, femër 7-vjeçare dyshohet se është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Kllodernicë të Skenderajt. Sipas familjarëve të viktimës i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur. Viktima sipas mjekut është sjell nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj”, thuhet në përgjigjen e policisë

Policia thotë se ka reaguar menjëherë dhe është duke kryer hetime lidhur me rastin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme