Një preson ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku në rrugën Gjakovë – Deçan.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia Rajonale e Pejës.
Sipas njoftimit të policisë, me datën 28 Dhjetor 2019 rreth orës 19:40 në rrugën Gjakovë-Deçan ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e një personi.
Tutje, bëhet e ditur se në këtë aksident ishin të përfshirë një automjet VË Golf 1J me ngjyrë të kaltër me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga i dyshimti F.Sh. (1987) m/k/sh dhe këmbësorit (viktima) U. N. (1967), shtetas i Shqipërisë përkohësisht me vendbanim në fshatin Baballoq- Deçan.
“ Sipas të dhënave dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për deri sa drejtuesi i automjetit ka qenë duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, me të arritur në fshatin Baballoq për shkak të pa kujdesisë se tij ndaj këmbësorit, e godet të njëjtin me pjesën e përparme ballore, me ç’rast këmbësori ishte duke kalua rrugën nga ana e majtë në të djathtë dhe s’i pasojë e goditjes këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të ekipit mjekësor QMF-Deçan”, njofton policia.
Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë për autopsi.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet në mbajtje.
Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë./arbresh.info
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...