Një biçiklist është goditur nga një veturë në rrugën nacionale Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin mesi.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:00, shkruan arbresh.info.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka marrë lëndime trupore dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rruga nacionale Podujevë – Prishtinë, Besi 12.01.2020-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte goditur një biçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull K/Shqiptar i mitur. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas pranimit në QKUK, sipas mjekut gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./arbresh.info/
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...