Një aksident komuniakcioni ka ndodhur në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një tren e ka goditur një veturë.
Si pasojë e këtij aksudenti lëndime ka marrë sjoferi i veturës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.
“Rreth orës 19:50 është pranuar një informatë se në rrugën e re të aeroportit në Sllatinë është shkaktuar një aksident trafiku mes një veture dhe trenit. Në aksident ka qenë e përfshirë vetura e tipit Audi, ngjyrë e zezë me targa vendore, ku në automjet kanë qenë pesë persona, prej tyre tre fëmijë. Lëndime ka pësuar vetëm shoferi i veturës Audi”- tha Hoxha,për Klan Kosova.
“Përveç njësive policore që kanë dal në vendin e ngjarjes edhe ambulanca si dhe njësia e trafikut rajonal që po merren me rastin”, tha Hoxha.
FOTO: ILUSTRIM
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare