Një gjashtëvjeçare ka ndërruar jetë në QKUK, pas plagëve të marra nga një aksident trafiku në Mitrovicë.
Në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë një autobus ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton portali arbresh.info.
Këtë e konfirmon edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili thotë se është arrestuar shoferi i autobusit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës , pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar autobusin në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ka goditur këmbësoren e moshës gjashtë vjeçare. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa disa orë më pas në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë”, bën të ditur Zahiti.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet