Google ADS

Goditet me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

09:47 | 21 Maj 2024
E.H

Një person është lënduar rëndë në Prishtinë pasi që është goditur nga i dyshuari me mjet të mprehtë në këmbë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, pas intervenimit kirurgjik të mjekëve është jashtë rrezikut për jetë ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

“Prishtinë / 20.05.2024 – 20:31. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në këmbë pasi gjatë një përleshje është goditur me mjet të mprehtë, nga i dyshuari kosovar. Viktima sipas mjekëve pas një intervenimi kirurgjik është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme