Goditet me makinë një këmbësore në Vushtrri, dërgohet për trajtim mjekësor

19:38 | 16 Shtator 2024
E.G

Një këmbësore është lënduar pasi që e njëjta është goditur nga vetura në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në zonën e Vushtrrisë.

Rastin për Arbresh.info e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se këmbësorja u dërgua për tretman mjekësor.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, zona Vushtrri. Në aksident të përfshirë një veturë dhe një këmbësore. Këmbësorja e lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Zahiti./Arbresh.info/

Të ngjashme