Goditen qëllimisht me veturë dy persona në Lipjan, zyrtari policor detyrohet të përdor edhe armën

18:21 | 19 Shkurt 2024
E.H

Një person ka goditur  qëllimisht me veturë dy persona në afërsi të stacionit policor në Lipjan, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se ngjarja filloi në fshatin Rusinovc të Lipjanit ku disa persona janë përleshur mes vete.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Rusinovc të Lipjanit. Në rast kanë qenë të përfshirë disa persona, ku njëri nga ta është lënduar”, u shpreh Ahmeti.

“Personat e dyshuar kanë vazhduar mosmarrëveshjen edhe në afërsi të stacionit të policisë në Lipjan, ku njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona , të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, shtoi ajo.

“Përgjatë përpjekjeve për të menanaxhuar dhe futur nën kontrollë situatën një nga zyrtarët policor ka shtënë në ajër Lidhur me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar po intervistohen katër persona, ndërkohë që hetuesit në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po kryejn veprimet e nevojshme hetimore”, theksoi Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme