Google ADS

Godet veturat e parkuara në auto-sallon, humb jetën vozitësi

11:59 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Një person derisa ishte duke drejtuar veturën në rrugën “Ferizaj-Prishtinë” ka humbur kontrollin dhe ka dalë në anën e kundërt të rrugës, me ç’rast ka goditur disa vetura të parkuara në një auto-sallon.

Nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes është konstatuar se ngasësi nuk ka shenja jete, ndërsa

dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Ferizajt, shkruan arbresh.info.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme