Deputeti i PDK-së, Muharrem Mustafa-Remi, thotë se është koha për ndryshim në Qeveri, duke theksuar se shumë ministra jokompetentë kanë bërë që të duket kjo qeverisje pa koncept.
Përmes një statusi në Facebook, ai kërkonë që këto ndryshime qeveritare të mos vonohen, pasi vendit i duhet një ecje ndryshe, me një dinamikë dhe zhvillim të përshpejtuar.
Ja postim i tij i plotë:
Zgjedhje ose platformë më e mirë qeverisëse!?
Performimi i dobët i Qeverisë, i dikastereve me njerëz joadekuatë, shumë ministra jokompetentë në Qeveri, kanë bërë që të duket qeverisje pa koncept. Është koha për një ndryshim në Qeveri, riformatim në mënyrë që të ecet me prioritet dhe konform kërkesave qytetare.
Ndryshimet në konceptin qeveritar nuk duhet vonuar, vendit i duhet ecje ndryshe, me dinamikë dhe zhvlillim më të përshpejtuar
Nuk guxojmë në asnjë mënyrë të rrezikojmë të mirat e arritura deri tani, modelin e suksesit të përbashkët qytetar pozitë dhe opozitë, që janë ndërtuar me mundime të mëdha.
Vendit i duhet normalizim i funksionimit institutcional, kjo arrihet me politikë e sjellje të avancuara dhe komunikim efektiv me të gjithë faktorët relevant për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm eknomik dhe shoqëror.
Kemi nevojë për ndjeshmëri të lartë ndaj rendit, ligjit në përgjithësi, në radhë të parë nga ana e POLITIKËBËRËSVE
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...