Godet këmbësorin me veturë në Ferizaj, e dërgon në emergjencë dhe largohet

08:52 | 25 Gusht 2022
E.H

Një person në Ferizaj, derisa ka qenë duke lëvizur me veturë ka goditur një këmbësor, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari e ka dërguar viktimën në emergjencë në Ferizaj dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar.

“Rr. Gëzim Sahiti, Ferizaj, 24.08.2022-16:50. Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë, ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtin e dërgon në emergjencën e Ferizajt dhe largohet në drejtim të panjohur. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor lirohet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme