Është arrestuar një person në fshatin Zhapluzhë të Dragashit pasi që i njëjti duke drejtuar kamionin transportues, duke lëvizur nga prapa në mënyrë të pakujdesshme me anën e djathtë të automjetit e ka goditur këmbësoren e mitur e cila ishte duke lëvizur edhe me një fëmijë tjetër në anën e majtë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë, shkruan arbresh.info.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
I dyshuari dhe pasagjeri me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Arbresh.info.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen