Grupi për Studime Juridike dhe Politike të shtunën ka prezantuar për herë të parë analizën e politikave“Sa llogaridhënëse janë institucionet e pavarura në Kosovë”, të cilat i raportojnë Kuvendit, ku del se problem kryesor mbetet transparenca e rregullatorëve.
Albana Rexha nga GLSP ka prezantuar gjetjet kyçe lidhur me dimensionin e llogaridhënies të secilit rregullator, ndërsa ka thënë se për studim kanë zgjedhur vetëm institucionet e pavarura rregullatore, ndërsa është shprehur se indeksi i përgjithshëm i llogaridhënies së rregullatorëve është 0.54, duke treguar kështu një indeks të përgjithshëm pak më të lartë se 50 përqind.
“Bazuar në këtë matje të indexit të llogaridhënies që GLPS ka bërë në Kosovë, del se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale, kanë indeksin e llogaridhënies më të ulëtin, përkatësisht kanë 0.36 indeks të llogaridhënies. Kurse, Autoriteti i Shërbimeve të Ujit del se ka indeksin e llogaridhënies më të lartin 0.79. Në mesatare, indeksi i llogaridhënies të këtyre rregullatorëve të tregut në Kosovë del të jetë 0.56”, tha ajo.
Më tej, ajo ta shpjeguar se përkundër faktit se indeksi i llogaridhënies është mbi mesataren dhe reflekton probleme të shumta me rregullatorët.
“Problemi parësor që del nga ky indeks i llogaridhënies është mungesa e mekanizmave sanksionues nga ana e komisioneve parlamentare, pra kur rregullatorët e tregut raportojnë në komisione të ndryshme në Parlament, edhe në momentin kur raporti i tyre vjetor nuk aprovohet, komisionet parlamentare nuk kanë mundësi të sanksionojnë këta rregullatorë. Së dyti, matja e performancës së tregut të cilën ata rregullatorë e monitorojnë dhe duhet të raportojnë, del se në shumicën e rasteve në Kosovë nuk e prodhojnë një raport të tillë. Së treti ekziston një mungesë e një qasje strategjike të konsultimeve publike… dhe nën katër, shumica e rregullatorëve nuk kanë kod të mirësjelljes”, tha ajo.
Për problemet kryesore që GLSP ka identifikuar ka nxjerrë edhe një numër të rekomandimeve si ndryshimet legjislative që Kuvendi duhet të bëjë që të imponojë mekanizma sanksionimi për rregullatorët e tregut, të gjithë rregullatorët duhet të miratojnë një qasje të strukturuara për konsultimet publike, të gjithë rregullatorët duhet të jenë në gjendje të prodhojnë vlerësime periodike të performacës së tregjeve të tyre.
Ndryshe, rregullatorët e studiuar nga GLSP janë: Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit, Autoriteti i Aviacionit civil, Autoriteti Rregullues i Hekurudhave, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Komisioni për Miniera dhe Minerale, Komisioni i Pavarur i Mediave, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Zyra e Rregullatorit të Energjisë si dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...