Drejtoresha e Grupit për Studime Jurike dhe Politike (GLPS) Arbresha Loxha, ka dhënë mendimin e saj dhe organizatës që përfaqëson në lidhje me ristrukturimin e mundshëm të ministrive në koalicionin e mundshëm qeveritar.
Loxha në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nëse arrihet marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për të qeverisur këto parti do të kenë disa sfida të mëdha.
“Sfidat lidhet me proceset e MSA-së, reforma në Administratën Publike ku përfshihet Ligji i Pagave, reforma në sistemin e drejtësisë, por edhe dialogu me Serbinë që është kërkesë nga jashtë”.
Drejtoresha e Grupit për Studime Jurike dhe Politike (GLPS) thotë se pos këtyre sfidave qeveria e re do ta ketë shumë të vështirë të bëjë reduktimin e qeverisë në 12 ministri.
“Është një ndryshim shumë i madh, por do të jetë edhe i vështirë e sfidues…Këto dy parti duhet të jenë shumë të kujdesshme gjatë këtij ristrukturimi”.
Loxha ka thënë se bashkimi i përfolur i Ministrisë së Tregtisë dhe industrisë me ata të Zhvillimit Ekonomikë do të jetë një problem.
“Për informim MTI ka nëntë departamente, shtatë agjenci ekzekutive dhe disa divizione. Në anën tjetër MZHE ka gjashtë departamente, dy njësi, tre divizione dhe Inspektoratin e Energjisë. Pra janë dy ministri mjaft të mëdha dhe kur të bashkohen do të bëjnë një superministri”.
Pjesëtarja e shoqërisë civile thotë se do të jetë shumë e vështirë kur bashkohen më shumë se dy ministri pasi secila nga ministritë aktuale kanë sekretarë permanent e sipas saj cili prej tyre do të mbetet në ministrinë e re të ristrukturuar.
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...