Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Dialogu Kosovë Serbi nën dritën e Takimit në Berlin”.
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutojë kahjen dhe pritshmëritë nga dialogu Kosovë – Serbi pas takimeve në kuadër të samitit Franko – Gjerman në Berlin.
Në kuadër të serisë së debateve rreth fazës finale të dialogut Kosovë Serbi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka për qëllim që të sigurojë një platformë ku mund të sqarohen çështjet që kanë ngjallur debat dhe t’i bashkoj subjektet politike rreth pikave që medoemos kërkojnë unitet.
Dialogu çdo ditë e më shumë po prezantohet se ka hyrë në fazën përfundimtare, mirëpo ai vazhdon të përcjellet me paqartësi lidhur me përmbajten e marrëveshjes politike e cila do t’i jepte fund atij.
Duke marrë parasysh këtë dhe mungesën e vazhdueshme të një pajtueshmërie të gjerë politike mbi këtë çështje, GLPS e konsideron edhe më të nevojshme nevojën për diskutim publik.
Gjatë tryezës gjithashtu do të prezantohet studimi i pestë i rradhës në serinë e punimeve mbi Dialogun, i cili për subjekt diskutimi ka zhvillimet e fundit në të dy shtetet pjesëmarrëse të dialogut Kosovë dhe Serbi, dhe trajtimi i tyre nëpërmjet këndvështrimit të kryeqendrave Evropiane, përkatësisht Brukselit.
Paneli diskutues do të përbëhet nga shefat e grupeve parlamentare të partive kryesore në Kuvend.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...