Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), sot ka mbajtur një për media, ku është prezantuar punimi me titull: “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”.
Përparim Kryeziu nga GLPS-ja, në këto pika tha se qeveria e re duhet të vendosë bashkëpunim të gjerë politik të brendshëm dhe të thellojë bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtar, ashtu që përfaqësimi i Republikës së Kosovës në dialog tash e tutje të jetë serioz, i mirë përgatitur dhe njëzëri.
E në ketë drejtim, GLPS identifikon dhe rendit pesë gjëra kryesore të cilat Qeveria e re duhet t’i ketë parasysh në qasjen e saj ndaj dialogut dhe trajtimit të tij.
Këto janë pesë pikat e prezantuara nga GLPS:-
“Tash është përgjegjësi kushtetuese dhe e kryeministrit që të përbën një pajtueshmëri me të gjitha grupet parlamentare. Dialogu Kosovë-Serbi është përgjegjësi shtetërore. Pajtueshmëria e gjerë politike mbi çështje të dialogut është kriteri i patejkalueshëm. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se sa do që është i rëndësishëm që të jetë anëtarësim ii Kosovës në kombet e bashkuara duhet të kujtojmë që Kosova është shtet i pavarur edhe nëse nuk njihet nga Serbia. GLPS ka kohë që avokon se temat e dialogut duhet të kenë mbështetjen e 2/3 të deputetëve. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me shtetësinë e Kosovës dhe jo ta cenojë atë. Palët e përfshira duhet të adresojnë çështje të hapura dhe që në rastin e Kosovës do të kuptonte diskutimin e temave si të pagjeturit, kthimin e pronave dhe më pas duhet të fillohet diskutimi mbi marrëdhënien e re”, tha ai.
GLPS-ja, ka vlerësuar se dialogu nuk po trajtohet si përgjegjësi rajonale e Bashkimit Evropian, por si nevojë për angazhim ndërkombëtar.
“Vazhdimi i dialogut duhet të ndërtohet mbi raportin e mirëbesimit. Pozita e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar është në nivel më të ulët pas pavarësisë. Dialogu nuk po trajtohet më si përgjegjësi rajonale e Bashkimit Evropian , por si nevojë për angazhim ndërkombëtar Përfshirja më e madhe e akterëve ndërkombëtar në dialog mund të jetë barrë për Kosovën”, tha ai.
GLPS-ja vlerëson se presioni për rifillim të dialogut pritet të rritet ndjeshëm, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi të parapara të mbahen në fund të muajit prill.
Në të njëjtën kohë, rifillimi i tij është përgjegjësi e pashmangshme e të gjitha palëve të përfshira.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/179801456652906/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...