Drejtësia Sot”, platformë e krijuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka shpalosur të gjeturat e analizës të titulluar “Një reflektim mbi trajtimin institucional të rastit “Veteranët e rrejshëm“, raporton Ekonomia Online.
Nita Kusari- monitoruese në “Drejtësia Sot”, tha se të gjeturat e analizës janë fokusuar në disa nga mangësitë e PRSK-së dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë në trajtimin e rastit në fjalë.
Ajo tha se analiza ka bërë identifikimin e shkeljeve dhe gabimeve procedurale dhe profesionale të shkaktuara nga institucionet në fjalë të cilat po e përcjellin këtë rast në vazhdimësi.
Aktakuza ndaj “Veteranëve të rrejshëm” sipas të gjeturave del të jetë me mangësi të mëdha, gjë që rrezikon qëndrueshmërinë e të gjithë rastit. Po ashtu vihen në pah edhe shkeljet e dispozitave nga ana e gjykatës.
“Sipas të gjetura Drejtësia sot vëren se aktakuza është me mangësi të mëdha, një veprim i tillë rrezikon qëndrueshmërinë e të gjithë rastit. Së dyti gjykata ka shkelur dispozitat që përcaktojnë caktimin e seancës fillestare duke e tejkaluar atë afat për 21 ditë. Sipas kësaj analize gjykata themelore e Prishtinës, me refuzimin e kërkesës së PSRK-së për vendosje të masës së përkohshme lidhur me ndalimin e pensioneve ndaj personave të cilët dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme e kanë fituar statusin e ‘Veteranit Luftëtarë’ ka marrë vendim të jashtëligjshëm. Së katërti Drejtësia Sot konsideron se veprimi i kryetares së trupit gjykues me të cilin u kufizua fotografimi. Regjistrimi i të dyshuarve ka shkelur parimet e një gjykimi transparent”, tha ajo.
Rreze Hoxha nga “Drejtësia Sot” prezantoi disa rekomandime që dalin nga ky hulumtim, ku u bëri thirrje prokurorëve të rastit që gjatë shqyrtimit gjyqësor të tij të ofrojë prova të mjaftueshme.
Po ashtu Departamenti për krime të rënda i gjykatës themelore në Prishtinë, duhet të kujdeset për këtë rast me përparësi, pasi dëmi që i shkaktohet buxhetit është shumë i madh,
“‘Drejtësia Sot’ fton gjyqtarët e rastit të respektojë të gjithat dispozitat ligjore në marrjen e vendimeve dhe të vendosë për të njëjtat duke i respektua ato e jo duke i tejkaluar. Drejtësia sot fton gjyqtarët e rastit të respektoj dispozitat e KPPPK-së të mos marrë vendime të pabazuara që ndikojnë në uljen e transparencës. Drejtësia sot rekomandon gjykatën themelore në Prishtinë që përpos këtij rasti të shënjestruar të i kushtohet rëndësi e veçantë edhe rasteve të tjera të shënjestruara për liberalizim të vizave” , tha ajo.
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...