Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje.
Këtë deklaratë ai e bëri para mediave kur u pyet rreth mbajtjes së parakohshme të zgjedhjeve, ashtu siç po kërkon opozita tash e disa javë.
“Deri tash nuk ka ndodh asnjë takim i rëndësishëm për këtë çështje që të diskutohet se kur do të ishte koha e përshtatshme që vendi të shkojë në zgjedhje. Është rast i rrallë që të gjitha partitë pajtohen që vendi të shkojë në zgjedhje edhe pse nuk po arrijnë që kjo të bëhet. Siç duket mungon vullneti i mazhorancës që kjo të ndodhë përmes një dorëheqje, sepse nuk ka arsye që qeveria të japë dorëheqje, japin dorëheqje kur diçka nuk funksionon. Në Vetëvendosje kurrë nuk është mbajtur një diskutim i fokusuar vetëm në këtë temë. Qeveria e ka vazhduar aktivitetin e vetë në mënyrë normale”, u shpreh Konjufca, njofton Klankosova.tv.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...