Google ADS

Glauk Konjufca: Populli ka më shumë urrejtje ndaj LDK’së sesa ndaj PDK’së

00:27 | 16 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, vlerëson se Lidhja Demokratike e Kosovës s’do mund t’i fitonte në asnjë mënyrë zgjedhjet në vitin 2019.

Kjo sipas tij, meqë LDK atëkohë, e maksimalizoi efektivitetin në ruajtjen e votës së saj, njofton Klan Kosova.

Megjithatë Konjufca shton në Rubikon se populli ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka më shumë urrejtje sesa ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

”PDK-ja me elektoratin e vet do të ketë rënie. Ajo i ka humb zgjedhjet, dhe e ka pranuar humbjen. Në popull ka më shumë urrejtje ndaj LDK-së sesa ndaj PDK-së”.

”Unë nuk mund të pajtohem me teorinë që LDK ka humbur zgjedhjet për shkak të individit. Unë mendoj që LDK-ja nuk kish mund t’i fitojë zgjedhjet kurrqysh në vitin 2019”.

”Sepse fryma publike në shoqërinë tonë, në rrethana nëse kthehemi në tetor të 2019-ës, LDK-ja e ka maksimalizuar efektivitetin në ruajtjen e votës së saj”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme