Google ADS

Glauk Konjufca për tragjedinë në Turqi: Shpresojmë që të jetë e fundit

08:16 | 16 Tetor 2022
A Z

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime ndaj familjeve të viktimave të tragjedisë në Turqi.

Ai ka shkruar se “është thellësisht i prekur për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi në Amasra”.

Postimi i plotë:

Jemi thellësisht të pikëlluar për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi sot në mbrëmje në Amasra të Turqisë, ku shumë minatorë humbën jetën në një minierë qymyri pas shpërthimit të papritur në provincën Bartin.

Shpresojmë që të jetë e fundit!

Ngushëllime të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve që i humbën më të dashurit e tyre.

Lutemi për juve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme