Drejtuesi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka dorëzuar sot në gjykatë padinë ndaj ish bashkëpartiakut të tij,Dardan Molliqaj duke e akuzuar për shpifje dhe fyerje.
Konjufca i ka thënë publikisht Dardan Molliqaj që të bëjë publike faktet që ai ka qenë pjesë e SHIK-ut, raporton arbresh.info.
“Jam këtu për të paditur shpifësin Dardan Molliqaj për deklaratën e tij që unë kam qenë punëtor i SHIK-ut. Është një shpifje e patolerueshme që dënohet me ligjet e Kosovës. Ky ka qenë një mashtrim për të cilin ai duhet ta jap llogari. Ai ka thënë që duhet të demantoj këtë e unë jo vetëm qe e demantoj por do ta padis. E ftoj publikisht Dardan Molliqaj që t’i qet të gjitha faktet që i ka që unë kam qenë pjesë e SHIK-ut. Mezi që po pres që të përballem me to direkt në gjykatë”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka thënë para mediave se Dardan Molliqaj nuk e ka mbështetjen as të familjes së vet për të dëshmuar dhe ofruar farke në gjykatë.
“Kjo është një shpifje dhe ne në kuvend kemi miratuar një ligj kundër shpifjes. Unë jam në gjendje me i sjell me shumë se 1000 njerëz me thënë të kundërtën. E ai nuk e ka asnjë person qe do të mund të sillte në gjykatë për me mbrojt gënjeshtrën madje as familjen e vet”, ka thënë ai.
Ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje që tashmë është pjesë e PSD-së ka deklaruar se Glauk Konjufca i ka shërbyer SHIK-ut për një vjet./arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...