Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë akuzën ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës
“Gjykata konform nenit 363 paragrafi 1, pika 1.3, të pandehurin e liron nga akzua, për shkak se në pajtim me rrjedhën e procedurës penale, provat personale dhe materiale të vlerësuara nga gjykata, nuk është provuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, thuhet në vendimin e gjykatës”, thuhet në vendimin e gjykatë, raporton Arbresh.info.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkonte me dy vepra penale.
Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohej se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Sot mbahet seanca përfundimtare gjyqësore ndaj Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...