Google ADS

Glauk Konjufca është takuar sot me deputetin shqiptar Shaip Kamberi në parlamentin e Serbisë

19:23 | 2 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar sot me deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Konjufca, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se guximi i Kamberit duhet të jetë shembull për të tjerët.

“Pata nderin ta pres në vizitë deputetin Shaip Kamberi. Guximi dhe vendosmëria e tij duhet të jenë shembull edhe për të tjerët. Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë. Këtë shtypje e ka demaskuar në kuvendin e Serbisë veçanërisht deputeti Kamberi”, ka thënë krye parlamentari.

Tutje, Konjufca ka thënë se mbështetja e Kosovës do të vazhdoj të rritet në mbrojtën e të drejtave të shqiptarëve.

“Mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku”, përfundoi Konjufca.

Postimi i Konjufcës:

Pata nderin ta pres në vizitë deputetin Shaip Kamberi. Guximi dhe vendosmëria e tij duhet të jenë shembull edhe për të tjerët.

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë. Këtë shtypje e ka demaskuar në kuvendin e Serbisë veçanërisht deputeti Kamberi.

Mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme