Glauk Konjufca e kishte refuzuar idenë e sotme të Albin Kurtit para dy javësh

19:51 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Idenë që e propozoi sot Albin Kurti për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kishte refuzuar nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, rreth dy javë më parë.

Më 19 gusht, i ftuar në emisionin DPT Te Fidani, Konjufca kishte thënë se futja në zgjedhje në një listë të përbashkët mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, pa kandidat të caktuar për kryeministër, është gabim.

“Jo, kjo nuk bën”, kishte deklaruar Konjufca, kur ishte pyetur rreth këtij modaliteti. “Ti duhesh me argumentu që ai i LDK-së, është më i mirë sesa ai i Vetëvendosjes, sepse atëherë do të ishte njëfar lloj konkurrence negative nëse shkojmë të papërcaktuar. Ma së miri është me u përcaktu”.

Kurti i ka bërë sot ofertë partisë së Mustafës që të shkojnë në zgjedhjet e parakohshme me një listë të përbashkët zgjedhore në të cilën Vjosa Osmani do t’i printe listës, ndërkohë numri dy do t’i takojë LVV-së.

Ndërsa kandidati që do të merrte më shumë vota, do të merrte më pas kryeministrin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme