Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

18:55 | 26 Dhjetor 2024
E.H

Deri në gjysmë orë po u bie të presin mërgimtarët te pikë kalimi kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në përditësimin e fundit të të dhënave lidhur me gjendjen në pikat kufitare.

Ndërsa, në pikën kufitare në Jarinje mërgimtarët po presin 15-20 minuta për të hyrë në Kosovë.

Pikat e tjera kufitare janë të lira për qarkullim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme