Google ADS

Gjysmë ore pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

17:23 | 26 Gusht 2024
E.G

Qendra për Menaxhin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet e atyre që po dalin nga Kosova përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë po zgjasin deri në 30 minutave.

Ndërkaq në hyrje pritjet janë deri në një orë, shkruan Arbresh.info.

Gjatësia e kolonave në hyrje është 300-350 metra ndërkaq në dalje 200 metra.

E në Merdarë pritjet për dalje janë 15 minuta, e në Jarinje 10.

Për të dalë nga vendi, përmes pikave tjera kufitare, pritjet zgjasin 5 minuta./Arbresh.info/

Të ngjashme