Google ADS

Gjysmë ore larg ndeshjes kundër Izraelit, kryeministri Kurti motivon futbollistët e Kosovës

17:41 | 25 Mars 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka motivuar futbollistët e Kombëtares kosovare të futbollit pak para ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” kundër Izraelit.

“Dardanët” e nisin sot kampanjën kualifikuese drejt Kampionatit Evropian me takimin kundër Izraelit që nis nga ora 18:00 dhe luhet në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv.

Kryeministri Kurti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka motivuar të besuarit e trajnerit Alain Giresse.

“”Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenar. Jemi me ju, sot dhe në çdo ndeshje që do ta luani në Kosovë dhe në vendet tjera” – thuhet ndër tjerash në postimin e Kurtit.

POSTIMI I PLOTË:

Pas pak nisim rrugëtimin tonë të dytë për kualifikim në Kampionatin Evropian. Kësaj radhe me qëllim dhe bindje edhe më të fortë që nga Grupi I, do të vazhdojmë në EURO 2024.

Përderisa kjo është hera e parë që do të ndeshemi me Izraelin, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, sot shënon moment historik duke u bërë i pari lojtar që luan ndeshjen e 50 me ekipin e Kosovës.

Në krye me Vedat Muriqin, Kosova do të sulmojë me Rashicën dhe Zhegrovën, do të kontrollojë mesfushën me Celinën, Dreshevic dhe Muslija, do të mbrojë sulmin e kundërshtarit me Rrahmanin, Vojvodën, Kryeziun dhe Paqaradën, ndërsa portën do ta ruaj Arijanet Muric. Me këta emra si dhe me të tjerët që përfaqësojnë më të mirët e Kosovës, padyshim që motivi dhe etja për fitore është më e madhe se kurrë.

“Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenar.

Jemi me ju, sot dhe në çdo ndeshje që do ta luani në Kosovë dhe në vendet tjera.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme