Gjysmë-maratona, këto rrugë do të bllokohen sot në Prishtinë

08:08 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Me rastin e mbajtjes që Gjysmë-maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2018”, drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin lëvizjet me vetura, apo të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Kjo drejtori ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në rajonin e Prishtinës me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut .

Gjysmë maratona do të mbahet në Rajonin e Prishtinës, duke i shfrytëzuar rrugët në rajonet e stacioneve Policore Qendra, Jugu, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Meqenëse kryeqyteti gravitohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh, duke vlerësuar se bllokimi i segmenteve të caktuar rrugore paraqet vështirësi në rrjedhën normale të komunikacionit, gjatë kohës që do të zhvillohet gjysmë maratona pjesëtarët policorë do të merret me ri drejtimin e komunikacionit.

Për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten, në qarkullimin rrugor, policia kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusin qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre me vetura ose të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundim të këtij aktiviteti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme