Gjysma e qytetarëve të Vitisë jetojnë jashtë vendit

09:04 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Komuna e Vitisë e cila është në lindje të Kosovës dhe e cila kufizohet me Komunat e Ferizajt, Kaçanikut, e Gjilanin dhe me kufirin është komuna e cila po zhvillohet falë edhe mërgimtarëve.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se Komuna e Vitisë ka shumë veçori që e bëjnë këtë qytet kulturor.

“Gjysma e popullatës së Vitisë është në botën e jashtme, vetëm në Gjenevë kemi 16 mijë qytetarë. Ata po japin shumë përkrahje në zhvillimin e komunës”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij në këtë komunë ka edhe shumë biznese po japin kontributin në zhvillimet socio ekonomike.

Ai tha se Komuna e Vitisë duhet të ketë më shumë buxhet./RTK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme