Qytetarët e Prishtinës që furnizohen me ujë nga ky liqe po detyrohen të blejnë ujë tash e dy javë.
Ndërkaq, edhe pse kanë kaluar dy javë që kur ky ujë është ndaluar për konsumim dhe përgatitje të ushqimit, nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina (KRU Prishtina), ende nuk tregojnë se kur do të lejohet për pije dhe përgatitje të ushqimit uji i Badocit.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, për Arbresh.info thotë se kompania ka përfillur në përpikëri të gjitha të dhënat e dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.
“Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka përfillur në përpikmëri të gjitha të dhënat e dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës. Fillimisht kemi zvogëluar kapacitetin e trajtimit të ujit në implantin e trajtimit të ujit në Badoc në mënyrë që ata ujë ta dërgojmë tek qytetarët të jete i përshtatshëm për konsum njerëzor nga 480 litra në sekondë e kemi zvogëluar kapacitetin e trajtimit 180 litra në sekondë më pas jemi duke u marrë vazhdimisht çdo ditë me shpëlarjen e linjave primare dhe sekondare të gypave të ujësjellësit. Në vazhdimësi jemi duke shpërndarë ujë me ujë të pijshëm përmes autoboteve”, thotë Mjeku.
Ajo, pohon se janë duke monitoruar cilësinë e ujit 24 orë dhe sipas saj, nuk ka vend për panik.
“Jemi duke e monitoruar cilësinë e ujit të pijshëm 24 orë, nuk ka vend për panik nuk ka vend për shqetësim jemi në monitorim të situatës. Por nëse do të ishte një shqetësim i madh ne ujin do ta ndërpresim në tërësi’, shprehet Mjeku.
Sipas saj, shumë shpejt gjendja pritet të kthehet në normalitet.
“Kjo situatë ka qenë edhe në viteve paraprake, nuk ndodh vetëm në liqenet e Kosovës kjo ndodh edhe në liqenet e botës. Ka ndodh viteve paraprake, por ka ndodh vetëm dy ditë, kësaj radhe janë bërë dy javë që kemi një gjendje të tillë. Është një dukuri natyrore një dukuri hemio-termike që ndodh për shkak të temperaturave të netëve që janë të ftohta dhe ditët janë të nxehta, por ka edhe faktorë të tjerë, mirëpo gjendja nuk është alarmante dhe po shpresojmë që është në përmirësim e sipër që shumë shpejtë t’i kthehet normalitetit”, tha Mjeku.
Sipas saj, rrezikun e njëjtë mund ta kenë edhe Batllava edhe liqeni akumulues i Ujmanit në Mitrovicë, por tash për tash gjendja është stabile.
“Rrezikun e njëjtë mund ta kenë edhe Batllava edhe liqeni akumulues i Ujmanit në Mitrovicë, por tash për tash gjendja është stabile, nuk kemi diçka të tillë sikur në liqenin e Badovcit”, përfundoi Mjeku.
Ndryshe, për të bërë zgjidhje për qytetarët, “KRU Prishtina” ka vendosur autobotet me ujë në disa lokacione të kryeqytetit, ku qytetarët mund të furnizohen me ujë të pijes.
Çfarë është mangani?
Mangani është një mineral që gjendet natyrshëm në shkëmbinj, tokë, ujëra nëntokësore, ujëra sipërfaqësore dhe ushqime është një pjesë normale e dietës njerëzore. Ai ekziston në ujë si një mineral natyror i ujërave nëntokësore, por mund të jetë gjithashtu i pranishëm për shkak të burimeve të ndotjes. Në përqendrim më të madh se 0,05 miligramë për litër (mg/L), mangani mund të jetë me ngjyrë, erë ose shije të marrë në ujë.
Sipas studimeve më të rrezikuarit janë fëmijët dhe të rriturit që pinë ujë me nivele të larta mangani për një kohë të gjatë mund të kenë probleme me kujtesën, vëmendjen dhe aftësitë motorike. Foshnjat (foshnjat nën një vjeç) mund të kenë probleme të të mësuarit dhe sjelljes nëse pinë ujë me shumë mangan në të./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...