Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) e kishte vendosur ndër prioritetet kryesore fiskalizmin e bizneseve që merren me tregtimin e derivateve, gjatë vitit 2016.
Por, ATK ka dështuar të fiskalizonte këto biznese, së paku gjatë vitit 2016.
Kështu bëhet e ditur nga Raporti Vjetor Financiar për ATK-në, i përpiluar dhe i publikuar sot nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). Sipas këtij raporti, 281 pika të shitjes ose 52 për qind e tyre ende operojnë pa arka fiskale.
Numri në totali i bizneseve që bëjnë tregti me derivate është 333 me gjithsej 539 pika të shitjes, ndërsa të pajisura me arkë fiskale janë vetëm 258 prej tyre.
“Sipas shënimeve të ATK-së, nr.i bizneseve në Kosovë që zhvillojnë tregti me derivate është 333, me gjithsej 539 pika të shitjes. Prej këtij numri me arka fiskale janë të pajisura 258 pika të shitjes, ose 48% e tyre, ndërsa 281 pika të shitjes, ose 52% edhe më tutje operojnë pa arka fiskale”, thuhet në raportin e Auditorit Gjeneral.
Sipas ATK-së, vështirësitë me të cilat janë ballafaquar në përmbushjen e këtij prioriteti ishte refuzimi i bizneseve për t’u pajisur me arkën fiskale, shkaku i çmimit të lartë.
Megjithatë, në vitin 2016 ishte licencuar edhe një operator për shitjen e Paisjeve Elektronike Fiskale (PEF), dhe se kjo kishte ndikuar në uljen e çmimit dhe në rritjen e interesimit të bizneseve për të pajisur me PEF.
Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditmit, vonesat e shkaktuara në procesin e fiskalizimit të bizneseve për pasojë mund të kenë shmangien e mundshme tatimore, dhe kjo rezulton me një konkurrencë jo të barabartë ndërmjet bizneseve që tregtojnë me karburante të naftës./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç