Google ADS

Gjyshja me djalë, nuse, nip e mbesë që vdiqën dje në aksident

07:32 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Dje rreth mesditës një veturë ishte përplasur me autobusin, me ç’rast kishin gjetur vdekjen pesë persona nga fshati Sopijë e Suharekës.

Më pas u raportua se dy nga viktimat janë fëmijën, babai dhe nëna e tyre dhe gjyshja

Metro ka siguruar një fotografi të çiftit me dy fëmijët e tyre dhe gjyshën, përkatësisht nënën, e që mbetën të vdekur në një prej rrugëve më të rrezikshme.

Viktima e pestë, sipas Policisë, është një grua më e vjetër e cila mësohet se është nëna e burrit që voziste.
Siç mësohet, familja jetonte në Zvicër dhe kishin ardhur dje për të pushuar në Kosovë.

Për këtë aksident të rëndë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili u shpreh i pikëlluar dhe më këtë rast bëri apel për kujdes në trafik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme