Gjyshi, babai, tash Amiri, puna që bëjnë me qilima është e jashtëzakonshme

14:00 | 6 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Është e rrallë.

Brenda saj të kthen kujtesën se je në vendet parahistorike e të cilat i ke parë vetëm nëpër filma apo keni lexuar nëpër romane.

E trashëguar brez pas brezi, familja Neziri nga Shkupi e ka ruajtur me fanatizëm mënyrën e ngjyrosjeve të rrobave e gjërave nga leshi saç janë qilimat.

I ri në moshë por me punë që e ka trashëguar nga gjyshi e babai, Amir Neziri në një rrëfim për arbresh.info, ka treguar se kur ka filluar të punoj këtë zanat i cili është i vetmi brenda çarshisë së Shkupit.

“Unë e kom trashëgim prej babës, e baba e ka trashëgu prej babës së tij. Mbi 50 vjet. Këtu merremi më ngjyrosje të tekstilit. Bëjmë ngjyrosjen e qilimave këto i mirëmbajmë i pastrojmë, ne e ngjyrosim dhe e bëjmë përpunimin”, thotë Neziri

Mënyra e kësaj pune dhe ngjyrat e saj jashtë dyqanit janë ato që e tërheqin çdo vizitor.

Ai rrëfen momentet kur vizitorë edhe evropian vinë dhe mahniten më këtë punë që bëhet.

“Vinë shumë vizitor prej vendeve të huaja, kur i shohin qilimat e vjetër e kur hyjnë brenda ju duket interesante qysh e bëjmë në mënyrë të vjetër”.

Një kazan i bakrit dhe ambienti i gurit e i ftohtë është dhoma ku bëhet ngjyrosja në mënyrë të vjetër të rrobave të ndryshme.

“Me qellim kemi dashur ta ruajmë këtë enterier”, thotë Amiri.

Për punën e këtij dyqani dhe këtij zanati në shuarje, kanë shkruar edhe shtypi në kohën më të largët për pasardhësit e familjes së tij/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme