Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim si dhe konfiskimin e pasurisë në vlerë mbi 1 milion euro ndaj gjyqtarit Kol Puka.
Sipas njoftimit, Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur sipas ankesave në rastin e të akuzuarit K.P. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 28.06.2017, në pjesën më të madhe të tij është vërtetuar,raporton arbresh.info.
“Kështu, për veprat penale: “ Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore”, nga neni 432 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar,” nga neni 422 i këtij kodi, si dhe veprën penale “Parandalimi i pastrimit të parave dhe luftimi i pastrimit të terrorizmit”, i akuzuari është dënuar më 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 3.000(tremijë)euro gjobë”, thuhet në njoftim.
Atij i janë konfiskuar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë banesë në Klinë, shtëpi në ulqin, Audi 6.
“Nga i akuzuari janë konfiskuar paluajtshmëritë e përfituara nga kryerja e veprës penale më vlerë mbi një milion euro ( 1.000.000.00 ) dhe atë, një banesë në Klinë, një banesë në Prishtinë, patundshmëria (në të cilën është e ndërtuar një shtëpi) në Ulqin, të Malit të Zi, në sipërfaqe prej 308m2, , patundshmëria (livadh) po në Ulqin, në sipërfaqe prej 171m2, , një lokal afarist në Klinë, një automjeti “Audi A6”, si dhe mjetet financiare nga shtija e dy lokaleve afariste”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Po ashtu gjyqtarit Puka i është ndaluar ushtrimit i funksioneve në administratën publike ose në shërbim publike si dhe ushtrimi i profesionit të avokatit, në kohëzgjatje prej 3 vjetëve, pas mbajtjes së dënimit me burgim./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...