Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ka njoftuar se e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, të pandehurit S.B., kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji.
Në këtë mënyrë, Apeli e ka lenë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 20.09.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 19.10.2019.
Sipas kësaj gjykate, S.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale: “Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 par.1 i po këtij kodi.
“Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për caktimi e paraburgimit ndaj ti, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se po të gjendet në liri, ai mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë dhe në këtë formë të pengoj rrjedhën normale të saj”, thuhet në njoftimin e bërë Gjykata e Apelit.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...