Nëpërmjet një komunikate për media, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Gjykata Themelore e Prishtinës, me gjyqtar Beqir Kalludrën, ka shtyrë edhe një herë arrestin shtëpiak për katër aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët rëndohen me akuzën për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.
Vendimin e Kalludrës, Vetëvendosje e ka quajtur padrejtësi ndaj aktivistëve të cilët në arrest shtëpiak po mbahen për 10 muaj, shkruan Periskopi.
Vetëvendosje pohon se aktivistët po mbahen pa fakte. Sipas saj, i vetmi fakt për mbajtjen e tyre është dëshira e pushtetit nga qeveria e kaluar.
“Gjyqtari Beqir Kalludra ka vendosur që ta vazhdojë padrejtësinë ndaj aktivistët të cilët po mbahen që 10 muaj në arrest shtëpiak. Duke ua vazhduar arrestin deri më 28 gusht, bëhet 1 vit mbajtje në arrest nën akuza të montuara politike për aktivistët Adea Batusha, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi. Vendimi i gjykatës është kopje e atij të dy muajve më herët. Kjo kopje tregon për dëshirën për t’i mbajtur aktivistët brenda dhe jo për të vendosur drejtësi. Në vendimin e kaluar shkruante se ata mbahen për shkak se në agjendë politike është çështja e demarakacionit dhe se lirimi i tyre mund ta paraqiste rrezik. Njëjtë, edhe në vendimin e sotëm, shkruan ashtu, pavarësisht ndryshimit të rrethanave dhe se kjo çështje nuk është më në agjendë. Heqja e lirisë për katër aktivistë të rinj, krejt të pafajshëm se për çka akuzohen, tregon për një shtet me drejtësi të shpërfytyruar. Ata po mbahen pa fakte. I vetmi fakt në lidhje me mbajtjen e tyre është dëshira e pushtetit nga qeveria e kaluar”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistëve sa më parë që është e mundur, vendim të cilin do ta quante “shenjë të çlirimit të drejtësisë”.
“Lirimi sa më parë i tyre është shenjë për çlirim të drejtësisë. Deri atëherë, ata janë prova e një shoqërie që funksionin me diktat”, thuhet në fund.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt