Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou ka pranuar kërkesën ish-presidentit Thaçi për shtyrjen e afatit për rishikimin e paraburgimit.
Kërkesa kishte të bënte me shtyrjen e afatit për dërgimin e parashtresave që shërbejnë si materiale dhe argumente për marrjen e një vendimi nga gjyqtari, raporton arbresh.info
Mbrojtja e ish-presidentit bazohej në argumentet se mbrojtja është duke mbledhur materiale të rëndësishme që ndërlidhen me arrestin shtëpiak të Thaçit.
Gjeni KËTU vendimin e plotë.
“Pas shqyrtimit të arsyeve të parashtruara nga Mbrojtja, në veçanti që kërkon kohë të mëtejshme për mbledhjen e dokumenteve në mbështetje të parashtresave të saj për rishikimin e paraburgimit të z. Thaçi, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se është treguar shkak i mirë, duke garantuar zgjatjen e kërkuar të kohës. Në lidhje me këtë, gjyqtari i procedurës paraprake thekson më tej se z. Thaçi ka hequr dorë nga e drejta e tij për rishikimin e paraburgimit para skadimit të afatit kohor prej dy muajsh të përcaktuar në nenin 41(10) të Ligjit dhe rregullin 57(2) të Rregullores. . Gjyqtari i procedurës paraprake gjithashtu konstaton se kërkesa është dorëzuar mjaftueshëm përpara skadimit të afatit në fjalë”, thuhet në vendimin e gjykatësit francez.
Guillou gjithashtu ka cekur se vendimi në fjalë nuk përbën dëm ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
“Duke pasur parasysh zgjatjen e kufizuar të afatit, gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se nuk i është shkaktuar asnjë paragjykim ZPS-së në nxjerrjen e këtij vendimi përpara marrjes së përgjigjes ndaj kërkesës”, ka thënë gjykatësi Guillou.
Avokati i Thaçit, Gregory Keohe ka theksuar se materiali në fjalë që synohet të mblidhet do të jetë shumë i rëndësishëm për Gjyqtarin Paraprak në marrjen e vendimit të rishqyrtimit të paraburgimit.
“Ekziston një arsye e mirë për zgjatjen e kërkuar. Në dritën e gjetjeve të Dhomës së Apelit, Mbrojtja kërkon kohë të mëtejshme për të mbledhur dokumente në mbështetje të lirimit të përkohshëm të z. Thaçi, veçanërisht në lidhje me fizibilitetin e arrestit shtëpiak. Një material i tillë do t’i ndihmonte gjyqtarit të procedurës paraprake në shqyrtimin e paraburgimit të z. Thaçi”, thuhet në parashtresën e avokatit Keohe./ArditëShkodra/arbresh.info/
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%