Në kushtet në të cilat punojnë gjyqtarët në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në objektin e tyre në qytetin e Vushtrrisë është e vështirë të bëhet më shumë punë.
Kështu ka deklaruar Ali Kutllovci, ushtrues i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.
Kutllovci ka kërkuar që sa më parë të krijohen kushte dhe të kthehen në objektet e tyre ne veri.
“Sa më parë, një minutë e më parë, të krijohen kushte për punë normale. Në kushtet dhe rrethanat në të cilat punojmë ne, punojnë gjyqtarët e mi, ata e kanë dhënë atë, muj me thënë janë supremenë, edhe në drejtim të luftës për punën që e kanë bërë edhe në drejtim të atyre sjelljeve etike”, ka deklaruar Kutllovci.
Ai ka thënë se në kushtet që punojnë ata më së paku mund t`i ngjajnë një gjyqtari.
“Në zyrë, në korridor, kudo që të dalësh, më sa paku mundesh me i ngjarë një gjyqtari, sepse rrethanat dhe kushtet në të cilat punon ta pamundësojnë një gjë të tillë”, ka thënë ushtruesi i kryetarit të Gjykatës së Mitrovicës Ali Kutllovci, transmetoi “Drejtësia në Kosovë”. /Kallxo.com
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj