40 gjyqtarët serbë, ende nuk janë vendosur në objektin e gjykatës në veri të vendit, duke mos funksionalizuar plotësisht funksionimin e saj.
arbresh.info mëson se gjyqtarët do të fillojnë punën nga e hëna, por betimi i tyre, po shihet me skepticizëm nga deputetët e Kosovës.
Në seancën e sotme plenare, ata po kërkojnë videoxhirime të betimit të 40 gjyqtarëve dhe 13 prokurorëve serbë se do të punojnë në harmoni me legjislacionin e Kosovës.
Një ditë më parë nuk ju lejua qasja medieve, në kohën kur Presidenti i vendit Hashim Thaçi dekretoi 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë serbë të cilët do të punojnë në këtë gjykatë.
Dekretimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serb e ka mirëpritur edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në negociatat e lehtësuara nga Bashkimi Evropian.
Integrimi i i Gjyqësorit, sipas BE-së, do të mundësojë zbatimin unik të ligjit në Kosovë në të gjitha gjykatat e prokuroritë themelore në Kosovë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1577067199025033/
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...