Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi bashkë me gjyqtarët përgjegjës të departamenteve të Gjykatës, ka mbajtur takim me gjyqtarët më të rinj të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të cilët ishin emëruar në janar të këtij viti, arbresh.info
Qëllimi i këtij takimi sipas njoftimit të gjykatës ishte informimi lidhur me ndarjen e lëndëve tek këta gjyqtarë, pas vendimit të marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës parasheh që ndarja e rasteve në punë për gjyqtarët me mandat fillestar të cilët janë duke ndjekur trajnimin në Akademinë e Drejtësisë do të bëhet në propocion 1/3 në raport me gjyqtarët e tjerë, si dhe gjatë shqyrtimit të rasteve gjyqtarët do të monitorohen nga mentorët e tyre”, thuhet në njoftim.
Kryetarja Bytyçi ka thënë se gjyqtarët e rinj do të ngarkohen me lëndë jo të ndërlikuara,.
Ajo shtuar se gjyqtarët do të mbështeten në sigurimin e kushteve të punës në këtë aspekt, duke i inkurajuar se në këtë formë do të ndikojnë në ngritjen e efikasitetit në punë.
Këta gjyqtarë ishin dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi më 21 janar të këtij viti dhe do të vijojnë trajnimin në periudhën një vjeçare në Akademinë e Drejtësisë./Arbresh.info
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...