Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, është mbajtur Seanca e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, gjatë të cilës është diskutuar rreth raportit vjetor të punës së Gjykatës Supreme për vitin 2021 si dhe për planin dhe programin e gjykatës për vitin 2022.
Me këtë rast kryetari Peci ka theksuar përparësinë që këtë vit do ta ketë gjykata në trajtimin e rasteve, për shkak se nga 1 marsi, në Gjykatë Supreme do të fillojnë punën edhe tre gjyqtarë të sapo-zgjedhur, Zenel Leku dhe Rrustem Thaçi, të cilët do t’i bashkohen degës civile, ndërsa gjyqtari i komunitetit serb, Nenad Lazic, do t’i bashkohet Kolegjit të Apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës, i cili funksionon në kuadër të Gjykatës Supreme.
Ky numër gjyqtarësh në degën civile, sipas kreut të Supremes, do të jetë i mjaftueshëm për të reduktuar numrin e lëndëve që trashëgohen në këtë degë, ku nga viti 2021, prej 406 lëndëve të pakryera, degës civile i takojnë 392 sosh.
Megjithatë, kryetari Peci, sqaroi para gjyqtarëve se efikasiteti në zgjidhjen e lëndëve, i kalkuluar me numrin e lëndëve të pranuara gjatë vitit dhe atyre të zgjidhura, është 99.11 për qind, që flet për një përqindje të lartë dhe të kënaqshme, pasi 1.586 lëndë janë pranuar gjatë vitit që shkoi, ndërkaq janë kryer 1.572 lëndë.
Gjatë seancës, është diskutuar dhe miratuar edhe Plani dhe Programi i gjykatës për vitin 2022, përfshirë orarin vjetor të punës dhe caktimin e kolegjeve.
Po ashtu, me qëllim të unifikimit të praktikës gjyqësore, kryetari Peci, ka planifikuar që gjyqtarët e Gjykatës Supreme të japin një kontribut shtesë, duke analizuar lëndët që trajtojnë, të evidentojnë gjetjet që pasqyrojnë zbatim të gabuar të ligjit, aplikim të ndryshëm të dispozitave ligjore, të cilat do t’ju shërbejnë për të adresuar problemet dhe për të nxjerr udhëzues apo mendime juridike.
Gjyqtarët kanë theksuar nevojën e vazhdimit të traditës së publikimit të Buletineve të Praktikës Gjyqësore nga Gjykata Supreme, si një mjet shtesë për të ndihmuar në unifikimin e praktikës gjyqësore, transparencës dhe qasjes së publikut në aktgjykimet e zgjedhura për botim. Për shkaqe financiare dhe situatës me pandeminë, Gjykata Supreme vitet e fundit nuk ka arritur të publikojë buletine, mirëpo këtë vit, ky është përcaktuar si një prej prioriteteve të kësaj gjykate.
Në kuadër të zotimeve për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies para publikut, Gjykata Supreme këtë vit do të funksionalizojë përdorimin e sistemit informativ për menaxhimin e lëndëve SMIL, i cili do të garantojë drejtësinë procedurale.
Po ashtu, gjykata do të vazhdojë me publikimin e aktgjykimeve dhe aktvendimeve në faqen e saj zyrtare dhe do të bëjë publike punën dhe angazhimin e saj duke përditësuar informacionet dhe duke bashkëpunuar me mediat dhe organizatat joqeveritare të shoqërisë civile që monitorojnë sistemin e drejtësisë./arbresh.info/
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...