Gjykimi Thaçi dhe të tjerët, lejohet bashkëshorti i njërës prej viktimave të marr pjesë në proces në emër të saj

15:24 | 25 Korrik 2023
KRG

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është lejuar që bashkëshorti i mbijetuar i njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi të vazhdojë të marr pjesë në proces gjyqësor në emër të saj.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Ky vendim është marr nga trupi gjykues në këtë çështje më 21 korrik 2023, me të cilin është miratuar kërkesa e avokatit të viktimave.

Andaj, me lejimin e tij që të vazhdojë të marr pjesë në proces gjyqësor në emër të të ndjerës, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje është ende 140.

Vendimin në gjuhën angleze mund ta gjeni: KËTU.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme