Dy avokatët, Ndrecë Dodaj dhe Agron Galani, janë gjobitur me nga 500 euro gjobë secili për mosparaqitjen në seancë ku po gjykohet i akuzuari Tush Frokaj për vrasjen e dhëndrit të tij A.P.
Këtë vendim ka marrë kryetari i trupit gjykues Shaqë Curri, në seancën e së premtes pranë Gjykatës Themelore në Pejë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjyqtari Curri, shtoi se me 24 tetor 2024, avokatët Dodaj dhe Galani kishin paraqitur një parashtresë në të cilin kanë theksuar se nuk janë të kënaqur për shtyrjen e këtij gjykimi për datën 25 tetor 2024, ngase kjo kohë është e pamjafshtueshme për përgatitje për shqyrtim gjyqësor duke pasur parasysh peshën e veprës penale si dhe vëllimin e shkresave.
Andaj, në këto rrethana pasi që mbrojtësit edhe pse kanë qenë të njoftuar për seancën dhe mosparaqitjen e tyre në seancë u shqiptua gjobë nga 500 euro për secilin.
Shqyrtimit gjyqësor i paraparë të mbahej sot është shtyrë për 15 nëntor të këtij viti.
Sipas aktakuzës së ngritur më 12 mars 2024 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Tush Frokaj, po akuzohet se më 7 gusht 2023, ka privuar nga jeta dhëndrin e tij, A.P., si dhe vuri në rrezik jetën e personave të tjerë dhe atë të dëmtuarit F.Rr. Frokaj po ngarkohet se ka shtënë shtatë herë me revole në drejtim të A.P., duke e lënë në vend të vdekur.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.1, nënpar. 1.5 të Kodit Penal.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Frokaj ngarkohet edhe për armëmbajtje pa leje, pasi i janë gjetur një revole me dhjetë fishekë, një brez të pajisjeve të armës me pranga, këllëf të pistoletës, një shufër metalike, trembëdhjetë fishekë të tjerë, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, pajisje për pastrim të armës, dhe një thikë.
Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.
Sipas aktakuzës, pas kryerjes së veprës penale, i akuzuari Frokaj në ditën kritike, del në sheshin “Nëna Terezë” në Klinë, e ndalon veturën Golf VI, të cilën e voziste i dëmtuari A.T., ku edhe i drejton pistoletën “Sig Sauer”, dhe nën kërcënimin e armës duke ia drejtuar e detyron që ta voziste veturën në drejtim të fshatit Zllakuqan. Gjithnjë sipas aktakuzës, i dëmtuari kishte frenuar veturën dhe ishte larguar, ku më pas i akuzuari kishte marrë veturën dhe ishte arratisur. Me këtë, thuhet se ka kryer veprën penale “Shtrëngimi”, nga neni 192, par.2, nënpar.2.1 dhe 2.3 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Në aktakuzë, gjithashtu thuhet se pas ndalimit të veturës nga i dëmtuari e më të larguar nga vetura, Frokaj e merr veturën dhe arratiset e ku më pas atë veturë e lë tek shtëpia e tij, e që me këtë veprim ai akuzohet edhe për veprën penale “Marrja në posedim të pasurisë së luajtshme” nga neni 319, par.1 i KPRK-së.
Në aktakuzë, prokurori Ersan Qavolli, ka kërkuar që në rastin e shpalljes fajtor të të pandehurit, si rrethana rënduese me rastin e përcaktimit të dënimit të merren për bazë mënyra e kryerjes së veprës penale, e kaluara kriminale e të pandehurit, lidhja familjare e të pandehurit me viktimën dhe se tani i ndjeri i kishte ndihmuar disa herë të pandehurit.
I akuzuari Frokaj, ishte i dënuar edhe me dy aktgjykime të formës së prerë, e që sipas aktakuzës, kjo ishte vërtetuar faktin se tek i pandehuri asnjëherë nuk ishte arritur njëri ndër qëllimet e dënimit që është në risocializimin e tij.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...