Pas leximit të aktakuzës, të akuzuarit për mashtrimin e 489 qytetarëve prizrenas, Flamur Hoxha, Besim Rexhaj dhe Veprim Rexhepi, janë deklaruar të pafajshëm rreth aktakuzës që i vihet në barrë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Në seancën e sotme fillestare, avokatët Bashkim Nevzati, Miftar Qelaj dhe Pjetër Përgjoka, deklaruan se nuk kanë pranuar në tërësi provat e propozuara sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale.
Lidhur me këtë, prokurorja Merita Bina – Rugova deklaroi se Prokuroria është e gatshme të përmbushë obligimin e saj, andaj shkresat dhe provat që deri më tani nuk u janë dorëzuar mbrojtësve Prokuroria do t’i pajisë ashtu siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale.
Gjyqtari i rastit, Xheladin Osmani, i kërkoi prokurores që këtë ta bëjë në një afat sa më të shkurtër në mënyrë që mbrojtësit të kenë kohë që në afat të paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur me provat dhe aktakuzën.
Në përfundim të seancës, gjyqtari Xheladin Osmani kundërshtoi propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Flamur Hoxha, avokat Bashkim Nevzati, për ndërprerjen e paraburgimit për klientin e tij.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale i ngarkon të akuzuarit Flamur Hoxha, Besim Rexhaj , ashtu që në vazhdimësi dhe bashkëkryerje kanë kryer veprën penale shpëlarje parash, veprën penale të mashtrimit, si dhe të njëjtit akuzohen se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.
I akuzuari Flamur Hoxha ngarkohet edhe me veprën penale të shmangie nga tatimi.
Ndërsa i akuzuari tjetër Veprim Rexhepi sipas aktakuzës ngarkohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të akuzuarit Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj në periudhën kohore qershor 2016 deri në muajin gusht 2017, në Prizren me qëllim të përfitimit për vete dhe persona tjerë, pasi që më parë kanë pranuar mjete monetare të shumta dhe duke i mashtruar një numër shumë të madh të qytetarëve të Kosovës, kinse do t’i punësojnë në Gjermani, duke përfituar me anën të veprës penale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve nga secili i dëmtuar shumën prej 2.500 – 3.000 euro, ku numri i të dëmtuarve është 489, të njëjtit fare nuk i kanë punësuar të dëmtuarit në Gjermani, duke fshehur fonde në fjalë, transferuar ato te persona të tjerë, pastaj duke shtresuar pasurinë e paligjshme përmes blerjes së pronave të luajtshme – vetura të shtrenjta, apo të paluajtshme shtëpi dhe banesa.
Kështu të njëjtit kanë përvetësuar shumën prej 1,220,175,00 euro, nga kjo kanë bërë shpëlarjen e parave në shumën prej 1,068,775,00 euro.
Në këtë rast aktakuzën e përfaqëson Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dhe lënda është një prej rasteve të shënjestruara për liberalizimin e vizave. /kallxo.com
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...