Hedhja e aktakuzës u kërkua nga mbrojtja në gjykimin ku nëntë persona akuzohen për grabitje në Termocentralin “Kosova B”.
Në gjykimin ku nëntë persona akuzohen se kanë grabitur në Termocentralin “Kosova B”, avokatët mbrojtës kanë kërkuar hedhjen e aktakuzës.
Të gjithë avokatët mbrojtës të të akuzuarve me shkrim kërkuan hedhjen poshtë të aktakuzës dhe kundërshtuan provat.
Në veçanti, Skender Musa, avokati mbrojtës i të akuzuarit Leart Halimi, theksoi në gjykatore se aktakuza në fjalë nuk i përmban elementet e mjaftueshme përmes së cilave mund të vërtetohet fajësia e të akuzuarve.
“Të gjithë janë grup dhe të gjithë kanë kryer vepra penale, mirëpo nuk na ka tregu se çfarë është vjedhë, cili person është dëmtuar, sa është vlera e dëmit, por vetëm në mënyrë arbitrare të gjithë kanë kryer grabitjen”, tha Musa.
Për më tepër ai kërkoi nga gjykata që të hedhë aktakuzën poshtë duke marrë për bazë dëmin e shkaktuar dhe moshën e të akuzuarve.
“Kemi të bëjmë me djem të rinj, cilësimi juridik është shumë i rëndë ku minimumi është 7 vjet, ndërsa dëmi nuk është mbi 300-400 euro, andaj ju kisha lutë që këtë cilësim të mos e pranoni, por të aprovoni propozimin tim dhe kjo akuzë të hedhet poshtë”, shtoi Musa.
Pas kërkesës së avokatëve për hedhjen e aktakuzës, prokurori i rastit, Armend Hamiti, u kundërpërgjigj duke thënë se nuk ka bazë për hedhjen e akuzës, pasi që provat nuk janë marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore.
“Provat e paraqitura janë të ligjshme”, tha prokurori Hamiti.
Në fund, gjyqtarja Shpresa Hasaj- Hyseni, refuzoi kërkesat e mbrojtjes për hedhjen e aktakuzës duke e marrë për bazë natyrën e veprës penale.
“Gjykata konsideron se ka prova për vazhdimin dhe caktimin e procesit gjyqësor”, deklaroi më tej gjyqtarja Hyseni.
Në seancën e radhës do të ftohen të gjithë dëshmitarët e rastit.
Agron Bajrami, Alban Ibrahimi, Arbnor Ibrahimi, Leart Halimi, Rafet Kuleta, Imad Qerkezi, Mensur Leka dhe Mentor Ibrahimi akuzohen nga prokuroria se ndërmjet muajve shkurt e korrik të vitit 2016, në kuadër të veprës grabitje në termocentralin “Kosova B” kanë kryer veprat grabitje, armëmbajtje pa leje, ndihmë në kryerjen e veprës penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, e të tjera.
Të akuzuarit me qëllim që t’i sjellin vetes dobi pasurore e të kundërligjshme me përdorimin e armëve dhe mjeteve tjera të rrezikshme dhe të maskuar, kanë grabitur pesë kabllo 6 KË dhe pesë telefona mobilë, ku edhe iu kanë shkaktuar të dëmtuarve dëm material
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...