Google ADS

Gjykimi në rastin “Januzi dhe të tjerët” fillon më 14 nëntor

13:51 | 25 Tetor 2024
K.B

Trupi Gjykues  njoftoi se gjykimi në çështjen Januzi, Bahtijari dhe H. Shala do të fillojë më 14 nëntor 2024 nga ora 09:30.

“Në këtë datë, dhe potencialisht të nesërmen, ZPS-ja dhe ekipet e Mbrojtjes të Januzit dhe H. Shalës do t’i paraqesin deklaratat e tyre hyrëse, ndërsa Mbrojtja e Bahtijarit ka bërë të ditur preferencën për të paraqitur deklaratën hyrëse pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ZPS-ja”, njofton Specialja.

Paraqitja e provave nga ZPS-ja do të nisë të hënën, më 9 dhjetor, në ora 09:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme