Gjykimi ndaj të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës nis në dhjetor

19:57 | 30 Nëntor 2017
L G

Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka propozuar dënim me burgim për dy të mitur, si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës.

I dyshuari G.H ngarkohet edhe me veprën e armëmbajtjes pa leje. Ndaj të miturit të tretë që lidhet me këtë rast, është propozuar masë edukative, si i dyshuar për veprën penale “mos-lajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

KTV ka kuptuar se gjykimi ndaj tyre, pritet të nis në javën e parë të dhjetorit.

Zeka, dyshohet se është vrarë me 15 shtator, derisa dy ditë më pas, Policia kishte arritur të identifikojë dy të dyshuarit e parë, që ishin dërguar në paraburgim.

Gjithashtu, Policia në fillim të këtij muaji, kishte gjetur edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

KTV-ja ka takuar edhe familjarë të tashmë të ndjerit, por që nuk kanë qenë të gatshëm të komentojnë për rastin.

Video në linkun më poshtë:

https://koha.gjirafa.com/?video=prokuroria-do-denim-me-burgim-per-dy-te-miturit-e-dyshuar-per-vrasjen-e-aulon-zekes

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme