Ka filluar seanca e sotme në rastin ndaj Salih Mustafës, Cali.
Në këtë seancë po vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarit të gjashtë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, raporton arbresh.info
Dëshmitari i mbrojtur W04669 po intervistohet nga prokuroria, e cila menjëherë kërkoi që të kalohet në seancë private.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...