Po vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, ku po merret në pyetje dëshmitari i pestë nga prokuroria.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës, prokuroria ka vazhduar intervistimin e dëshmitarit me pyetjet rreth Njësisë BIA, kush ishte në krye të saj, terreni i saj në Zllashë, dhe se kush ishte në krye të saj.
Prokuroria: Njësia ku keni qenë pjesë ju ka pasur edhe një skuadër të njësisë ushtarake bashkëlidhur saj apo jo?
Dëshmitari: (Nuk dëgjohet).
Prokuroria: Qfarë uniformash vishnin pjesëtarët e njësisë suaj?
Dëshmitari: Uniformë të zezë.
Prokuroria: Dhe e keni fjalën për ushtarët e njësisë suaj apo jo?
Prokuroria: Po policia ushtarake çfarë uniforma vishte?
Dëshmitari: Policia ushtarake zakonisht ka pasë uniformë ushtarake.
Prokuroria: A jeni i sigurte për këtë sepse ka kaluar shumë kohë, tani ju po na thoni që policia ushtarake ishte e veshur me uniforma kamuflazhë ndërsa ushtarët e zakonshëm vishnin uniforma të zeza, ketë po thoni sot?
Dëshmitari: (Nuk dëgjohet).
Prokuroria: Në rregull.
Prokuroria: Ti na the që njësia juaj ishte pjese e brigadës 153, ku e kishte shtabin njësia 153
Dëshmitari: Në Zllashë
Prokuroria: A kishte ndonjë ndërtesë ndonjë godinë të veçantë ku ishte i vendosur shtati i brigadës 153
Dëshmitari: (Nuk kuptohet).
Prokuroria: Gjatë shërbimit tuaj, gjatë pjesëmarrje në njësi a keni shku vetëm në Zllashë?
Dëshmitari: Po kam qenë 1 herë 2 përafërsisht.
Prokuroria: Përveç Brigadës 152 a ka pasur ndonjë nëjësi tjetër me shtab në Zllashë
Dëshmitari: Sdi një njësi me emrin Skifterat.
Prokuroria: Kjo Njësia e Skifterave që përmendet, a njihjej me ndonjë emër tjetër?
Dëshmitari: Ne e kemi njoft me këtë emër.
Prokuroria: Kush ishte komandanti i njësist së skifterëve?
Dëshmitari: Ka qenë Cali.
Prokuroria: Ti i the panelit që Brigada 153 shtabin e kishte në zllashë, ku e kishte shtabin njësia e skifterëve në Zllashë?
Dëshmitari: Nuk e di bash saktë, dikund afër shkollë ka qenë
Prokuroria: Sa larg ishte baza e Bias nga shkolla ku qëndronte shtabi i Brigadës 153?
Dëshmitari: 1 kilometër përfërsisht.
Avokati: Von Bone ndoshta do të ishte mirë që dëshmitari ti hiqte kufjet.
Gjykatësja Mapi Feld Folia vazhdoi më të njëjtën kërkesë.
Von Bone: Nuk jam i sigurt sepse prokuroria pyeti për një shkurtim për një fjalë të caktuar, dhe nuk mendoj se aj shkurtim është përdorur në ndonjë kuptim nga dëshmitari, mendoj që emri që kërkohet nga prokuroria nuk u tha nga dëshmitari, kështu që nëse prokuroria do ti kërkonte emrin dhe thjesht dua që të përmend rreshtin e fundit. Doja të sigurohesha që prokuroria është në dijeni të kësaj.
Prokuroria: Në qoftë se ju ishit pjesë e brigadës 153 dhe ishit të shkolla dhe në qoftë se do ju duhet të shkonit në këmbë nga shkolla deri në bazën e Skifterave a ishte përpjetë rruga apo e drejtë?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet
Prokuroria: A e mbani mend në Zllashë, në qoftë se në Zllashë në bazën e Skifterave, pra njësia e Skifterave ishte sipër me terren apo më poshtë në krahasim me shkollën?
Dëshmitari: Nuk më kujtohet
Prokuroria: Në rregull nuk ka problem.
Prokuroria: Ju na thatë që sa i takon njësisë së Skifterave, ju e njihnit komandant Calin si komandantin e Njësisë së Skifterave a është e saktë kjo?
Dëshmitari: (Nuk dëgjohet).
Prokuroria: A e mbani mend si quhej komandant Cali?
Dëshmitari: (Nuk kuptohet).
Prokuroria: Po sot a e dini, si e ka emrin?
Dëshmitari: (Nuk dëgjohet).
Kalohet në seancë private.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...