Në Dhomat e Specializuara të Kosovës po vazhdon edhe sot gjykimi kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoës (UÇK), Salih Mustafa.
Në seancën e ditë së martë, dëshmitari i pestë në rastin Mustafa u intervistua fillimisht nga prokuroria, pastaj nga mbrojtja e viktimave dhe krejt në fund edhe nga avokati i Mustafës, Von Bone, raporton arbresh.info.
Kurse sot dëshmitari i pestë është duke u intervistuar nga trupi gjykues, fillimisht nga kryetarja e trupit gjykues Mapi Feld-Folia.
Gjykatësja: A e dini ju në qoftë se kanë pasur ndonjë emër tjetër Skifeterat?
Dëshmitari: Jo nuk e di.
Gjykatësja: Po tani a e din që kanë pas një emër tjetër ata?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Gjykatësja: Dhe cili është ky emër?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Gjykatësja: Pra nëse e përmbledhim se çka po thua ti, është se gjatë luftës ti nuk e dije se ata ndryshe quheshin edhe BIA?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Gjykatësja: Kur e ke mësuar ti emrin BIA?
Dëshmitari: Mbas luftës?
Gjykatësja: Dhe në çfarë konteksti e ke mësuar këtë emër?
Dëshmitari: Nuk pe kuptoj pyetjen
Gjykatësja: Në çfarë rrethanash, kush të tha që Skifterat ndryshe quheshin BIA?
Dëshmitari: Nuk e di nga e kom mar këtë informacion, s’pom kujtohet.
Gjykatësja: A e di ti se çfarë domethënie ka shkurtimi BIA?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet
Gjykatësja: Dje ti na the se ke shkuar njëherë në bazën e Skifterave, i referohem transkriptës se djeshme faqja 17 rreshti 17, dua të të pyes ti a je futur brenda në bazën e Skfiterave apo ke qëndruar jashtë?
Dëshmitari: Jasht kam qëndru.
Gjykatësja: Dhe kur thua kam qëndruar jashtë, qfarë do të thuash me këtë?
Dëshmitari: Nuk kena hi në objekt, vetëm e kena lan ushqimin, e ka marr një ushtar edhe kemi vazhdur rrugën.
Gjykatësja: Në qoftë se un përdor fjalën baza e Skifterave, a është e duhur kjo, sepse un kujtoj që ti the se bëhej fjalë për një shtëpi?
Dëshmitari: Sa më kujtohet mua, një shtëpi ka qenë.
Gjykatësja: A e din ti në qoftë se forcat serbe kanë arritur në bazën e Skifterave gjatë ofenzivës serbe?
Dëshmitari: Po unë mendoj që në gjithë pjesën e Zllashës kanë hi forcat serbe.
Gjykatësja: Po në fakt këtë e keni thënë edhe në intervistën e ZPS-së pjesa 3 faqe 6, nga rreshti 12 deri në rreshtin 24 dhe në faqen 7, faqja 1 deri në 4. Mirëpo pyetja ime është më konkrete, i drejtohet të ashtuquajturës baza e Skifterave ose shtëpia ku e kishte bazën Skifterat, a e di ti se forcat serbe a kanë shkuar deri te baza e Skifterave?
Dëshmitari: Nuk e di, veç e di që kanë hi në qat pjesën e Zllashës, nuk kam qenë i informuar, nuk e di.
Gjykatësja: Faleminderit për përgjigjen, nuk ishte e qartë për neve sepse… përmbajtje e redaktuar.
Kalohet në seancë private.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...